Grabitësi me maskë kllouni sonte bën xing!

Siç edhe është lajmëruar përmes spotit, i cili shkaktoi shumë debate këto ditë nëpër rrjetet sociale, sot në mbrëmje kryeministri Rama do të jetë i ftuar në shown televiziv “Xing me Ermalin”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i cili shkruan në një status në facebook: “Grabitësi me maskë kllouni‎. A ka njeri me dy pare mend që ka dyshim që Rama është grabitqar si një piranjë i fondeve dhe pasurive publike?”.
Bylykbashi shkruan gjithashtu ndër të tjera se sonte grabitqari dhe sharlatani bëjnë xing bashkë tek një person.
Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit
Grabitësi me maskë kllouni‎. A ka njeri me dy pare mend që ka dyshim që Rama është grabitqar si një piranjë i fondeve dhe pasurive publike? Koncensionet, PPP-të, taksat që rriten dhe paratë e taksave që shkojnë për të paguar koncensionet e oligarkëve, tenderat me maksimumin e fondeve me një garues të vetëm, çmimi i karburantit i lartë edhe kur bie Euro, 30 milionë Euro të vjedhura me dokument te falsifikuar. Doni më? ‎
‎A ka njeri dyshim që Rama është një sharlatan që politikën e sheh ‎si karagjozllëk që nga mënyra si cakton ministrat për t’i perdorur si grabitës, deri tek shitja e shkeljes së të drejtave si “bërje shteti”?
‎Sonte grabitqari dhe sharlatani‎ bëjnë xing bashkë tek nje person. Gjithesesi, nuk është hera e parë. Duartrokisni dhe filloni debatoni a është grabitës apo klloun, por në fakt, ai është dy në një.

Artikulli paraprakI keni harruar këto foto?
Artikulli tjetërParalajmërimi i fortë i deputetit: Së shpejti publikojmë materiale “të nxehta” për Ramën