Grabiten 2 milionë lekë në një “Exchange” në Tiranë

Një pikë këmbimi valutor është vjedhur në kryeqytet ditën e djeshme, rreth orës 02:40. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë”, ku është hapur me forcë dera e pasme e një “Exchange”, në pronësi të shtetasit H.B., 51 vjeç. Teksa në informacionin paraprak, policia njoftoi se nuk është marrë gjë, nga verifikimet e kryera është konstatuar se në Exchange ishin marrë 200 mijë lekë të reja. Aktualisht hetimet janë në vijim për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, një tjetër grabitje ka ndodhur në Devoll. Bëhet e ditur se një 32-vjeçar nga fshati Vishocicë nga Devolli ka grabitur një automjet tip “Smart”. Një 27-vjeçar banues në Korçë denoncoi në polici, se në afërsi të një lokali në Bilisht i kishin vjedhur automjetin. Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe në fshatin Zëmblak, është arrestuar autori i grabitjes, 32-vjeçari Arbër Voci. “Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.
Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia lokale.

Artikulli paraprakMediat italiane: Vëllai i kryetarit të Qarkut u arrestua për trafik droge
Artikulli tjetërPjesëtarë të grushtit të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri!