Gjykata e Apelit liron trafikantin e drogës

Renato Caushi i cili u arrestua nën operacionin e koduar “Viluni”, është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të. Gjykata e shkallës së parë kish caktuar arrest me burg, nën akuzën e trafikut të drogës për Caushin dhe Andrea Mita, Kasem Pilurin, Altin Rramolli.
Hetimet për këtë rast u kryen ndërmjet prokurorisë shqiptare dhe Italiane, por këto hetimet nuk kanë bindur Gjykatën e Apelit për të mbajtur në qeli Renato Caushin i cili në Tiranë u prangos teksa udhëtonte me një mjet të blinduar. Caushi është i njohur ndryshe dhe si shok i të ndjerit Elton Cico.
Ndërkohë, një 45 vjeçar ë shtë arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të 45 vjeçarit Alket Hatija, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakGoditet një bandë shqiptare e trafikut të klandestinëve në Holandë
Artikulli tjetërTjetër shpërthim në Tiranë, shkatërrohet “Fast foodi”