Tjetër shpërthim në Tiranë, shkatërrohet “Fast foodi”

Një shpërthim ka ndodhur në orët e parë të mënjanësit të ditës së djeshme pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20, ku pasi forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se nga shpërthimi është dëmtuar një dyqan tip ‘Fast food’.
Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij ‘Fast Food’. Nga ana e policisë është ngjitur grupi hetimor, dhe po punon për saktësimin dhe dokumentimin e ngjarjes.
Një natë më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e madhe që ka shkaktuar shpërthimi. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtme të një lokali bastesh, por lloto nuk është e dëmtuar pasi qepenat kanë qenë të mbyllura. Shpërthimi ndodhi pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali. Gjeneratori ishte vendosur poshtë shkallëve të një vile ku edhe ndodhej lokali i lotarive sportive.

Artikulli paraprakGjykata e Apelit liron trafikantin e drogës
Artikulli tjetërNgadalësimi i rritjes ekonomike, pasojë e parave informale të fushatës