“Gjithçka paralajmëron fundin e shpejtë të Ramës”, Basha për mbështjen brenda dhe jashtë vendit

Kryetari i opozitës Basha ka deklaruar se fundi i Ramës është i shpejtë ndërsa foli për mbështetjen e madhe që ka gjetur aksioni opozitar brenda dhe jashtë vendit duke sjellë një ndryshim të përbotshëm nga ky aksion i opozitës në mbrojtje të demokracisë dhe votës së lirë.

Menjëherë pas mbylljes së protestës së 9-kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët janë mbledhur në selinë e PD-së për të vendosur për hapat e mëtejshëm të aksionit opozitar. Mësohet se opozita ka vendosur që të kërkojë revokimin e listave të zgjedhësve.

Një tjetër vendim është zhvillimi i protestave kudo që shkon kryeministri Edi Rama ndërsa është kërkuar mobilizim maksimal i strukturave dhe deri të dielën do të ketë protestë të përditshme.

“Falënderim e mirënjohje për protestën tonë më madhështore. Dinamikë e shpejtë, ndryshim i përbotshëm i qëndrimit të ndërkombëtarëve. Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Aleanca Qytetare për mbrojtjen e demokracisë me opozitën në krye për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga opozita pas takimit.

Pjesë nga fjala e Bashës
Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju që morët pjesë dje në manifestimin e jashtëzakonshëm qytetar kundër regjimit të Edi Ramës.

Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkëatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjes që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare.

Basha zbulon skemën e Ramës për të harruar skandalin e vjedhjes së zgjedhjeve: Duan ta paraqesin situatën si normalitet, që të harrohet

Prej disa ditesh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar.

Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore.
Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale.

Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre.

Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur.
Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh.

Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet.
Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike.

Artikulli paraprakMesazhi i kreut të opozitës për socialistët e ndershëm: Pastroni PS nga ndikimi dhe figurat e krimit
Artikulli tjetërBoko Haram: Terrori islamist në Nigeri