Gjirokastër/ Qëllonte me armë qentë e fshatit, 59-vjeçari plagos aksidentalisht kushëririn

Mëngjesin e sotëm në fshatin Picar të Gjirokastrës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

59-vjeçari me inicialet A.M po qëllonte me armë ndaj qenve të fshatit mirëpo aksidentalisht plagosi edhe kushëririn e tij.

Siri Muro është personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga kushëriri i tij. Ishte shpërthimi i saçmës nga gryka e armës së gjahut, ajo e cila dëmtoi  kushëririn e tij, i cili ishte në krah të agresorit të qenve.

Muro ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, aty ku ndodhet ndihmën e duhur mjekësore duke qenë se mori lëndime serioze. Fatmirësisht Muro ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë ndalimin e 59-vjeçarit, ndërkohë që ende po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Artikulli paraprakKandidati i PD për Dibrën, Luan Haka, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës
Artikulli tjetërTransportonin kokainë me makinën e tyre, arrestohen 2 persona në Dibër