Transportonin kokainë me makinën e tyre, arrestohen 2 persona në Dibër

Policia e Dibrës vuri në pranga dy të rinj pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë me makinën e tyre. Sipas informacioneve, të ndaluarit janë Besart Kamberi, 26 vjeç dhe Ernest Demiri, 24 vjeç.

Dy të rinjtë kishin përgatitur sasinë e drogës në doza të vogla duke e vendosur në makinën e tyre tip “Fiat”. Efektivët e sektorit të antidrogës në Dibër kishin marrë informacione paraprake Kamberin dhe Demirin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Artikulli paraprakGjirokastër/ Qëllonte me armë qentë e fshatit, 59-vjeçari plagos aksidentalisht kushëririn
Artikulli tjetërAsambleja politike e EPP, Basha: Reformat zgjedhore, territoriale dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritare që Shqipëria të ecë përpara