Gjermania prodhon testin e shpejtë që do të ulë ndjeshëm vdekshmërinë

Gjermania shënoi një rritje të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, por sërish vdekshmëria ngelet në nivelin e 0.5 përqind.

Numri i viktimave në Gjkermani është 198 për një total të prekurish 36.508. Nga ana tjetër, shkencëtarët gjermanë po punojnë me shpejtësi edhe për vaksinën e koronavirusit.

Ndërkohë gazeta BILD raporton se një kuti e vogël do të revolucionarizojë luftën kundër koronavirusit. Gjigandi gjerman, Bosch ka prodhuar testin e shpejtë, që do jetë në treg në fillim të prillit.

Deri më tani rezultatet e testimit për koronavirus dalin për 24 orë. Aparati i Bosch e nxjerr brenda 2.5 orësh.

Artikulli paraprakAmbasadori amerikan akuza të forta kundër Kinës: Ka vënë në rrezik gjithë botën
Artikulli tjetërItali, koronavirusi do të kurohet me ilaçet anti-AIDS