Gjendet i vdekur në burgun e Shënkollit një 75-vjeçar

Një i dënuar është gjetur i vdekur në ambientet e brendshme të burgut të Shënkollit gjatë ditës së djeshme. Sipas policisë, viktima është Mark Lekani 75 vjeç, i cili u gjet pa jetë nga forcat e sigurisë brenda qelisë ku vuante dënimin.
Burime zyrtare nga burgu bëjnë të ditur se i moshuari vuante nga tensioni. Mark Lekani ishte i dënuar me 30 vite burg për veprën penale të vrasjes, ndërsa mësohet se i kishin mbetur dhe 5 vite nga kryerja e këtij dënimi. Ndërkohë mësohet se ka nisur menjëherë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky është personi i dytë në harkun kohor të 3 javëve që humb jetën brenda ambjenteve të burgut të Shënkollit, pasi më herët një 18-vjeçar u gjet i vdekur në qelinë e burgut, pasi u vetëhelmua me gaz të lëngshëm.

Artikulli paraprakMes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe trazirave…
Artikulli tjetërVdekja e foshnjës 15 muajshe në Durrës, babai akuzon mjekët