Gati lirimi i Safet Bajrit dhe 5 të arrestuarve të bandës më të rrezikshme të Shkodrës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, pritet lirimi i gjashtë të arrestuarve të bandës “Bajri”. Bëhet e ditur se, se Safet Bajri dhe pesë nga nëntë të arrestuarit e grupit “Bajri” kundërshtojnë masën e sigurisë “arrest me burg”. Siç mësohet avokati i tyre ka depozituar kërkesën e këtyre të fundit, për lirim nga burgu dhe një masë më të lehtë sigurie. Ankimimet u depozituan në Gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.
Kërkesën e ka bërë siç mësohet, Safet Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalli. Ky veprim është një skemë për lrimin e gjashtë të arrestuarve të bandës mnë të rrezikshme në Shkodër, që sipas mediave belge akuzohet për 40 vrasje.
Gazeta belge “LeVif” i ka kushtuar një shkrim të gjatë arrestmit të Safet Bajrit dhe anëtarëve të bandës pas insistimit të drejtësisë belge.
Gazetarja Muriel Lefevre shkruan se, banda e Safet Bajrit njihet edhe si ‘klani i 40 vrasjeve’ në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, organizim lotarish ilegale, pastrim parash, gjobëvënie, zhvatje, trafik dhe prodhim lëndësh narktike.
Pavarësisht presionit nga pala shqiptare, vendimi i gjykatës belge për Bajrin ka ardhur në shtator. Madje autoritetet shqiptare e ngritën problemin edhe me ministrin e Emigracionit në Belgjikë, Theo Francken, por ai u tha se ky është një problem i drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, Koen Geens e pranon se ka pasur një gabim njerëzor në procedura. Sipas ministrit, vonesa në dërgimin e dokumenteve ka lidhje pjesërisht me përkthimin e një dosje të madhe në shqip dhe për shkak të një gabimi procedoral.
“Rustemi ishte i dyshuar për vrasje në Shqipëri që në vitin 2001. Në Belgjikë kjo është një arsye e mjaftueshme për arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të shkuar ai shkaktoi një tjetër krim të armatosur në qytetin e tij dhe nuk u arrestua. Ndaj nuk mund të thuash se shtyrja erdhi për shkak të mbërritjes me vonesë nga Belgjika të dokumenteve. Megjithatë kryesore është që banda e tij është çmontuar edhe me ndihmën e Belgjikës”.
Ministri Geens vazhdon më tej, duke folur për një luftë të ashpër mes opozitës dhe mazhorancës në Shqipëri. “Vëllai i ministrit të Brendshëm, Xhafaj, është ekstraduar në Itali për trafik droge dhe korrupsion”, thotë Geens.

baru

Artikulli paraprakKina, plan për të ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit kundër Trump
Artikulli tjetërKriza e demokracisë liberale, sistemi shpëtohet duke e korrigjuar apo shkatërruar?