Fuqia e Zezë…

Nga Erl KODRA

Kështu, Kumbari Edi Rama ndërtoi përfundimisht Shtetin e Mafias në Shqipëri, karikaturën më të neveritshme që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë në faqe të dheut, shtet të cilin po e braktisin shtetasit masivisht.
Po ku e merr këtë fuqi Edi Rama? Nga i buron kjo ligësi e pashoqe, që nuk pyet për asgjë dhe askënd që i del përpara, në turravrapin e tij haluçinant, duke shembur përdhe një komb?!
Më ndiqni në ciklin e shkrimeve “Fuqia e Zezë”, me emra dhe mbiemra të përveçëm, se si Shqipëria ra pre e fuqisë më djallëzore që ka njohur ndonjëherë ky vend.
Edi Rama zotëron një lloj imuniteti prej gjërave të ndyra; domethënë, tashmë bëmat e tij skandaloze kanë fituar “qytetarinë”. Ka vite që skandalet e tij pasojnë njëri tjetrin, në të gjitha planet, në të gjitha fushat. Qeverisja e tij është e mbushur me hajdutëri të pastër, me korrupsion të ftohtë. Krimi ekonomik, dhe krimi penal ka pushtuar qeverisjen e tij. Policia e Shtetit është kthyer në një polici mafioze, ku krerët e saj bashkëpunojnë me mafian kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy Ministra të Brendshëm kanë lidhje të qarta me trafikun ndërkombëtar të drogës, i pari si anëtar i një organizate mafioze, ndërsa i dyti me vëllanë të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge.
Buxheti i Shtetit ndahet njëlloj siç ndahet plaçka nga një bandë grabitësish të dhunshëm, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë kapobanda. Këtë e bën në mënyrën më të drejtëpërdrejtë, pa skrupuj, pa teklif, pa iu dridhur qerpiku.
Trim më të madh nuk kanë parë sytë e shqiptarve!
Edi Rama themelon një Prokurori Personale, asgjëson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapë Shërbimin Informativ, ndërsa Parlamentin e Shqipërisë e kthen në një harem me eunukë pa koqe.
Për të plotësuar tablonë, Edi Rama shembë përdhe gjithçka që i del përpara, përfshirë edhe shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të pamundurit fare, i plasë në burgje, në kundërshtim me çdo normë njerëzore, por edhe ligjore; përfshirë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, ku thuhet qartësisht se “Ndalohet burgosja e individëve për pamundësi në përmbushjen e kontratës” (KEDNJ, Protokolli 4, Artikulli 1).

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërSkandal! Mësuesja transferohet si armike klase, gjimnazistët ngihen në protestë, reagon Berisha