Funerali i të riut që u vra në komisariatin e policisë kthehet në revoltë ndaj qeverisë

Ceremonia e varrimit e të riut që vdiq në dhomat e paraburgimit të policisë së Korçës nga torturat e policisë ka indinjuar banorët në qytetin e Korçës të cilët kanë shpërthyer në revolt kundër qeverisë. Shumë pjestarë të komuniteteve u janë bashkuar familjarëve të Ene Ftoit gjatë ceremonisë së varrimit. I gjithë kortezhi që po përcillte për në banesën e fundit 27 vjeçarin, marshoi para komisariatit. Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej: ”Larg policisë raciste”, “Duam drejtësi” , “Stop racizmit”. Ata akuzojnë policinë për dhunë ndaj të riut që mbahej prej tri ditësh në izolim. viktima enea ftoi
Kujtojmë se ditën e djeshme, për rreth katër orë, tre ekspertë mjeko-ligjore, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën, ndërkohë që përgjigjet pritet të dalin pas tre javësh.
Enea Ftoi ishte ndaluar tre ditë më parë nga policia për vjedhje, por ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës si pasojë e torturave të policisë. Të enjten, ai do të dilte para Gjykatës, por familjarët thonë se, janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut. Sipas familjarëve, tre efektivë policie e dhunuan gjatë arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.

Artikulli paraprakPërse Shqipëria do të protestojë e bashkuar të shtunën
Artikulli tjetërTerror në Vlorë, breshëri kallashnikovi në lokal