Fox News: Skema 9 milionë dollarë për ti dhuruar drejtësinë politike Ramës

Kush është ndryshimi mes filantropisë dhe aktivitetit politik? Asnjë ndryshim nuk ka, nëse emrin e ke Xhorxh Soros” me këto fjalë Foxneës komentoi skandalin financimit me 9 milionë dollarë të “Fondacionit për Shoqëri të Hapur” nga ambasada amerikane në Tiranë, i zbuluar nga Judicial Ëatch, një grupim konservator në SHBA.
Të dhënat e “Judicial Watch” faktojnë lidhjet financiare mes organizatave të Soros dhe ambasadës amerikane, duke hedhur dyshime se reforma në drejtësi ishte që në zanafillë, një projekt që synonte kapjen e drejtësisë nga Edi Rama, mik i ngushtë me Soros.
Duke marrë shkas nga 9 milionë dollarët e taksapaguesve amerikanë për Xhorxh Soros, Foxneës ka kujtuar 18 bilionë dollarë të shpenzuara në total nga “filantropi”. Siç u shpreh gazetari Lou Dobbs, financimet nuk janë thjesht kundër të majtëve, por siç tregojnë shumë shembuj janë edhe “antiamerikanë”.
“Mos po tallemi gjë?” ishte pyetja e gazetarit, në nisje të intervistës me Matt Schlapp, një politikan konservator i ftuar në Foxnews për këtë temë.
Dobbs nga ana tjetër përmendi faktin se financimet për Xhorxh Sorosi përgjithësisht nuk kontrollohen, megjithëse Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka dhënë prova se është qartësisht i përfshirë në financime okulte të politikës.

Artikulli paraprakPolicia kërcënon sërish protestuesit, VOA: Basha thotë se s’do kërkojnë leje për protestat e ligjshme
Artikulli tjetërBizneset: Sot ishte vetëm fillimi, revolta po afron!