Foto më Obamën, avokati shqiptaro-amerikan: Po, Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë Ramën

Peter Lumaj, strategjist elektoral i Partisë Republikane të presidentit Trump, ka reaguar për dënimin e një amerikani me 4 muaj burg, se bëri një pagesë, për një FOTO të Edi Ramës me presidentin Obama, gjatë një takime për mbledhje fondesh.

“Kështu i bëjnë gjërat socialistët: Kryeministri shqiptar ishte prapa një dhurimi të paligjshëm të huaj prej 80,000 dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Barack Obama për vitin 2012. A do të hetojë DOJ (Departamenti i Drejtësisë)? Burimet e mia thonë, Oh Po!” shkruan Lumaj në profilin zyrtar.

Një ditë më parë, autori i tretë i aferës 80 mijë dollarëshe, Uialliam Argeros, u dënua nga Gjykata amerikane me 4 vjet heqje lirie. Uilliam Argeros, ndihmoi në krijimin e një skeme financiare që dërgonte 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës në Tiranë në llogarinë e shtetasit amerikan, Bilal Shehu që do i derdhte më pas për llogari të fushatës së Obamës

Artikulli paraprakLubonja: Opozita doli nga Parlamenti se gjendja nuk është normale, Rama kampion për mos respektim të ligjit
Artikulli tjetërKush fshihet pas 617 kg kokainë me logon “Klubi i Futbollit Elbasani” të sekustruar në Brazil