Kush fshihet pas 617 kg kokainë me logon “Klubi i Futbollit Elbasani” të sekustruar në Brazil

617 kilogramë kokaina e sekuestruar në Brazil, ku në pakot me lëndë narkotike ishte e stampuar logoja ‘Klubi i Futbollit Elbasani’, dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë. Ky fakt ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës do të dërgojë letërporosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Mes të arrestuarve është edhe një grua me origjinë braziliane, e cila kishte rolin e mbikëqyrëses bashke me dy persona të tjerë që shoqëronin në distancë kamionin që transportonte drogë.

Policia e Shtetit dhe agjencia e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike ne vendet e BE-s.

Në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “FK Elbasani”, çka shton dyshimet se kjo sasi droge mund të kishte për destinacion final qytetin e Elbasanit.

Por mediat braziliane, raportojnë se destinacioni i lëndës narkotike ishte Belgjika.

Sasia e drogës, vlera në treg e së cilës arrin në 9 milionë dollarë u gjet në një kamion që transportonte dele, ndërsa ecte në një rrugë rurale.

Gjatë muajit Shtator, Policia e Shtetit njoftoi se kishte bashkëpunuar me homologët e saj për dorëzimin e kontrolluar të ndodhur në portin e Durrësit të 137 kilogramëve kokainë.

Nga i njëjti aksion të drejtuar nga DEA Amerikane me seli në Athinë u konfiskuan më herët në portin e Pireut në Greqi katër kontenierë me rreth 500 kilogramë kokainë që ishin nisur nga Ekuadori.

Në Durrës u prangosën, dy punonjës së portit, ndërsa u shpall në kërkim Gentian Malindi. Ky i fundit dyshohet se ishte edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Për këtë arsye ka nisur edhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mënyrën se si Malindi arriti t’i shpëtonte arrestimit nga grupi mbikëqyrës që monitoronte 24 orë lëvizjet në portin e Durrësit.

droga 1

droga6

droga9

Artikulli paraprakFoto më Obamën, avokati shqiptaro-amerikan: Po, Departamenti amerikan i Drejtësisë do të hetojë Ramën
Artikulli tjetërPa shtet!