Fondet arabe po lulëzojnë, kontrollojnë 26 klube, në shënjestër tani edhe Seria A

Interesi nga fondet e mëdha ndërkombëtare të investimeve për blerjen e klubeve në botë është vazhdimisht në rritje, me shifra gjithmonë më të larta dhe me interes. Arabët, pasi kanë hyrë në Premier League, Ligue 1 dhe La Liga, tani duan edhe ndikimin në Serinë A.

Duke folur në “Business of Football Summit” të organizuar nga “Financial Times”, presidenti i Red Bird dhe pronar i Milanit, Xherri Kardinale ka folur për stadiumin e ri të klubit, ndërtimin e San Donato Milanese, si dhe tërheqjen e investitorëve të rinj. Në Gjermani, sistemi i kontrollit të klubit ka penguar hyrjen përfundimtare të fondeve të huaja, sidomos ato arabe.

Sot, klubet e divizioneve më të mëdha të Italisë, Anglisë, Spanjës dhe Francës që kontrollohen nga fondet janë 26, totali i tyre është 78. Kuota është një e treta, 33%: 12 në Premier, 7 në Ligue 1, 4 në Liga dhe 3 në Serinë A. Këto janë tre tipe fondesh: kapitali privat, i cili kontrollon klubin e 12-të, marrëveshjen e klubit, investitorët specialë në sport që kanë kontrollin e 8 skuadrave dhe fundi sovran (6 klube) si PIF i famshëm saudit, që 2021-n bleu Njukasëll për 350 milionë euro dhe vitin e fundit ka kontrollin e 4 klubeve të mëdha të Ligës Pro Saudite.

Këtu hyn edhe në City Group, një nga grupet që është pjesë e Manchester City për tu zgjeruar me 12 klube në të gjithë Evropën, Amerikën Veriore dhe Jugore, Azi dhe Australi. Në duart e një kompanie arabe që bën pjesë. Klubet italiane nuk janë të shqetësuara për ardhjen e fondeve arabe, por janë këto të fundit që stepen, pasi stadiumet në Itali në përgjithësi nuk janë prona të klubeve, por bashkive.

Artikulli paraprakE rëndë në Kanada/ Gjenden gjashtë persona të vdekur në një banesë, katër prej tyre fëmijë
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore- Komisioni nis punën për draftin final, priten ekspertët e OSBE-ODIHR, çështjet që shqyrtohen