Flet i infektuari me Covid: Gruaja u prek në fasoneri! Jemi copë-copë, edhe ilaçet na thonë blijini vetë

Enver Diva, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19, së bashku me gruan e tij, ka pranuar vetë që të dalë më zë dhe me figurë duke kërkuar ndihmë nga shteti, pasi gjendet edhe në vështirësi financiare.

Në një intervistë për Fax News ai tregon se ka qenë gruaja e tij, punonjëse në një nga fasoneritë e Krujës, ajo që është infektuar fillimisht nga virusi, dhe ia ka kaluar edhe atij. Fatmirësisht nuk janë infektuar 3 fëmijët e çiftit, ama sipas kryefamiljarit janë duke ngrënë bukë thatë. E vetmja ndihmë që kanë marrë nga ana e Bashkisë është një thes miell dhe dy kile makarona dhe oriz.

“Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë. Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona.

Kemi qendruar brenda në shtëpi, kemi mbajtur larg fëmijët, larg njëri tjetrit, janë mirë për momentin,. Bashkia nuk na ka sjellë asnjë ndihmë dhe asnjë gjë. Fëmijët duhet me hëngër përditë, jemi vetë i gjashtë në shtëpi. I bëj thirrje edi Ramës që të na ndihmojë, fëmijët po hanë bukë thatë, gruaja do kthehet prapë, se do punojë ça të bëjmë”, shprehet Diva.

kurbin 1

Artikulli paraprakAhmetaj, Dako dhe Klosi drekojnë tek “Sofra e Ariut”, s’duan t’ia dinë për distancim social
Artikulli tjetërVideo/ Banorët e Topojës në Fier në protestë: Jemi lënë në mëshirë të fatit, nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë