Flakët e zjarrit shkrumbojnë pyjet e Hasit

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës në vendin e quajtur çezma e Gorozhupit, në kufirin shtetëror Shqipëri Kosovë.

Nxitur nga temperatura e lartë, thatësira por edhe një erë e lehtë në këtë rajon zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë.

Paraprakisht rrezikohen dy pika të transmetuesve televiziv dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit. Drejt kësaj vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe të zjarrfikësve nga Hasin, por për shkak të terrenit mjetet nuk mund të futen në zonë.

Artikulli paraprak3 vite më parë premtonte 24 orë ujë, sot siguron vetëm 1 orë në ditë (Video)
Artikulli tjetërBushati kundër Ramës në kryesi: Të mbajnë përgjegjësi ata që rikthyen kriminelët në lista