Flakët e zjarrit shkrumbojnë pyjet e Hasit

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në bashkinë e Hasit. Vatra e zjarrit u shfaq rreth mesditës në vendin e quajtur çezma e Gorozhupit, në kufirin shtetëror Shqipëri Kosovë.

Nxitur nga temperatura e lartë, thatësira por edhe një erë e lehtë në këtë rajon zjarri përfshiu rreth 5 hektarë pyje përballë pikës së kalimit kufitar në Morinë.

Paraprakisht rrezikohen dy pika të transmetuesve televiziv dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit. Drejt kësaj vatre zjarri janë nisur shërbimet pyjore dhe të zjarrfikësve nga Hasin, por për shkak të terrenit mjetet nuk mund të futen në zonë.

Exit mobile version