Fitore për Komunitetin Myslyman, Bujar Spahiu, Kryetar i ri, humbet kandidati i regjimit, Gurra

Kandidati i qeverisë Ylli Gurra ka humbur në garën për kreun e Komunitetit Myslyman duke marrë vetëm 26 vota ndaj 59 votave që ka marrë kandidati tjetër Spahiu. Spahiu është zgjedhur Kryetari i Komunitetit Myslyman. Kjo është një fitore për të gjithë komunitetin myslyman që i ka shpëtuar varësisë politike nga një regjim kriminal.
Nënkryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu është zgjedhur sot (2 mars) kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai fitoi përballë dy kandidatëve të tjerë duke siguruar 59 vota.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.
Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.
Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.
Tërheqja e dy kandidatëve
Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha u tërhoq nga gara ditën e zgjedhjeve, për shkak se është në të njëjtën kohë kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.
Ndërsa vendimi i Bruçaj për tërheqjen e kandidimit nga erdhi të premten, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të komunitetit fetar më të madh në vend.
Ai tha se u tërhoq nga gara për ti hapur rrugën teologëve të tjerë.
Votimi
Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Nëse kandidanti nuk merr mbi 2/3 e votave të antarëvve të Këshillit të Përgjithshëm, mbahet raund tjetër.
Kandidatët
Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës, 2 vota
Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së, 59 vota
Ylli Gurra – Nënkryetar i KMSH-së 26, vota

bujar spahiu

Artikulli paraprakProtestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës
Artikulli tjetërProtesta tek Unaza e Re, makina e banditit të qeverisë përplas dy qytetarë dhe largohet me shpejtësi