Fitojnë Fiorentina, Shakhtar e Lyon

Tottenham në krizë rezultatesh edhe në Europë. Skuadra e Maurizio Pochetinos u mund në raundin e parë të sfidës së luajtur në fushën e Gent, duke rrezikuar kualifikimin për në fazën tjetër. Ishte skuadra belge që me një gol të shënuar nga Perbet në minutën e 59 që shtangu ekipin londinez që tashmë duhet të bëjë shumë kujdes në “White Heart Lane”. Nuk arriti të fitonte as Celta Vigo që është shumë pranë eliminimit pasi nuk arriti t’i bënte ballë në “Ballaidos” ukrainasve të Shakhtar Donetsk. 1-0 triumfuan miqtë që njohin vetëm fitore në këtë edicion të Europa League dhe presin të qetë ndeshjen e kthimit pasi kanë hedhur një hap të madh drejt 1/8-ave.
Shakhtari ia doli të shënojë fitoren e 8 radhazi në arenën evropiane teksa mposhti Celta-n në Vigo, me rezultatin 1-0, falë golit të Lesçuk në pjesën e parë. Lioni është me një këmbë në 1/8 e finaleve. Skuadra franceze mori një fitore të lehtë në Holandë ndaj Alkmarit, të cilin e shkatërroi me rezultatin 4-1.
Nuk zhgënjeu Lyon në transfertën holandeze të AZ Alkmaar. Francezët dominuan gjatë gjithë 90 minutave dhe shënuan plot 4 herë në portën e bardhekuqve që arritën të shkurtonin diferencën vetëm një herë. Sukses me shumë peshë edhe për Fiorentinën në derbin italo-gjerman kundër Borussia Mounchengladbach. Skuadra e Paulo Sousas u mjaftua me një gol të Bernardeschit në pjesën e parë për të dalë me një fitore të ngushtë nga “Borussia Park”. Derbi i Ballkanit mes Olympiacos dhe Osmanlispor zhgënjeu në pritshmëri pasi grekët dhe turqit u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa skuadra nga Pireu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.
Sinjale të rëndësishme japin skuadrat ruse pasi Rostov shkatërroi 4-0 Spartën e Pragës, ndërsa Krasnodar theu minimalisht 1-0 Fenerbahçen. Në Rumani, Astra Giurgiu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Genkut, ndërsa FC Copenhagen dominoi Ludogorets 2-1 në Bullgari për të hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër.

Artikulli paraprakVendimet qesharake të qeverisë për rritjen e pagës minimale
Artikulli tjetërHumbjet e energjisë në sistemin e transmetimit llogariten 8 mln euro në vit