Fitim Zekthi: Ramën e frikësojnë më shumë të zhgënjyerit që tjetërsojnë votën

Analisti Fitim Zekthi tha se kryeministri Rama është në një krizë të thellë politike dhe se shqetësimi i tij më i madh është opinioni publik.

I ftuar në Euronews Albania, Zekthi tha se Rama frikësohet mos njerëzit e zhgënjyer nga keqqeverisja e tij votojnë kundërshtarët, pa dashur t’ia dinë se kush është në opozitë. Gjithashtu ai tha se frika më e madhe e kryeministrit nga këto zgjedhje është se mos do ketë më pak vota se në zgjedhjet e kaluara.

“Rama është në një krizë të thellë politike, se qeverisja ka probleme të mëdha me rendin publik me investimet publike, me mënyrën se si përdoret paraja publike, me sundimin e ligjit, pra ka një konsumim të jashtëzakonshëm. Ne kemi disa zyrtar, ish-zyrtar, ish-ministra, drejtorë, kjo qeveri ka probleme themelore me ligjin dhe me opinionin publik.

Opinioni publik e di se kjo qeveri ka dështuar dhe se jo qeveri është e korruptuar. Rama ka frikë se mund të ketë një shkallë të tillë pakënaqësie sa që njerëzit të mos pyesin se kush është opozita dhe të votojnë kundër Edi Ramës, megjithatë ky është shqetësimi i tij më i vogël. Shqetësimi më i madh i Ramës është shkalla e rezultatit”,-tha Fitim Zekthi.

Artikulli paraprakO demokratë, a është i korruptuar Ilir Meta?
Artikulli tjetërBejko takim me banorët e Tufinës: Do ndërtojmë treg ku banorët do të shesin produktet e tyre.