O demokratë, a është i korruptuar Ilir Meta?

Deri dje, në vitet 2013-2017, demokratët kanë protestuar fort kundër “dyshes Rama-Meta”. E kanë konsideruar Ilir Metën të korruptuar, e kanë konsideruar rrezik për Partinë Demokratike, rrezik për Shqipërinë.

Po sot, çfarë ka ndryshuar tek Ilir Meta?

A është ai Ilir Meta i videos me 7% korrupsion që e minoi qeverisjen e PD, apo është tjetër?

A është ende Ilir Meta që në vitet 2011 deri në 2017, hoqi demokratët nga administrata sepse donte të fuste LSI-në, apo është tjetër?

A është ai Ilir Meta që solli Edi Ramën në pushtet në 2013, i dha hartën territoriale, ligjet e vettingut dhe ia forcoi pushtetin, apo është tjetër?

A është ai Ilir Meta që çonte njerëz për tu blerë votën demokratëve të varfër, apo është tjetër?

A është ai Ilir Meta që shfaqej me shall si pioner i Enverit?

A është ai Ilir Meta i cili bashkë me Spartak Brahon shkoi bëri homazhe për Ramiz Alinë dhe thuri lavde duke e konsideruar figurë të luftës nacional-çlirimtare, kur Ramizi ka qenë 19 vjeç asokohe dhe pa ndonjë rëndësi si person?

Pa dyshim, ai Ilir Meta është, njejti. E vetmja gjë që ka ndryshuar tek Ilir Meta, është pesha sepse është dobësuar dhe paratë sepse është pasuruar edhe më shumë. Asgjë tjetër, ai vazhdon të mbetet i njejti Ilir Meta.

Atëherë si mund të shkojë vota e demokratit për Këshillin Bashkiak, për të fuqizuar Ilir Metën? Si mund të shkojë vota e demokratit për ta pasuruar edhe më shumë Ilir Metën?

Ata që e votojnë Ilir Metën, nuk quhen më demokratë. Pushojnë së ekzistuari si demokratë.

Artikulli paraprakKandidati i Berishës në Vlorë: Berisha është fatkeqësi!
Artikulli tjetërFitim Zekthi: Ramën e frikësojnë më shumë të zhgënjyerit që tjetërsojnë votën