Festat argëtim dhe stres, psikologia: Gëzojuni anës shpirtërore jo asaj materiale

Festat e fundvitit, sa argëtuese janë edhe stresuese. Në një intervistë për Euroneës Albania, psikologia Entela Binjaku, shprehet se përgatitjet për festa, por edhe mungesa e gjërave që do të donim të kishim, na ngarkon me stres në këto ditë.

“Ka mjaft njerëz të cilët në këtë fundvit përqendrohen më së shumti te çfarë do përgatisin, çfarë do t’i shtojnë menusë në dallim nga vitet e kaluara, mjaft njerëz kërkojnë gjithmonë të renë dhe këtë e pretendojnë jo vetëm në tavolina por edhe në mënyrë se si festojnë dhe ku festojnë. Për këtë arsye, njerëzit janë të pështjelluar edhe sa i takon destinacioneve ku mund të shkojnë, ofertave”, thotë psikologia.

E në këto kushte, ajo na këshillon që të shijojmë më shumë ditët e festave me miqtë dhe familjen, duke e lënë mënjanë anën materiale.

“Ne e shikojmë dita-ditës që vlerat e lidhur ngushtësish me festat, ndarja e kohës me njerëzit e dashur që mund të kenë qenë larg është mjaft më përmbushëse se sa një situatë e kamur familjare që jo gjithmonë është e shoqëruar me ngarkesë pozitive emocionale”, shprehet ajo.

Por ndërsa për të rritur, festat pasohen me shumë mendime, për fëmijët, ka vetëm dëshira për dhurata dhe argëtim.

Artikulli paraprakGjerdan
Artikulli tjetërProdhuesit heqin dorë nga punonjësit nga India! Shoqata rendit arsyet: Do të vijojmë me rritjen e pagave! Por a preket çmimi bukës dhe ëmbëlsirave