Faktet janë kokëforta! Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar sërish sonte për skadalin me tenderin 1.5 milion euro të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes për ushqimin.

Në reagimin e PD shkruhet se, Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët.

PD publikon pesë shkeljet që janë bërë në dhënien e këtij tenderi duke i bërë thirrje organit të akuzës që të nisë menjëherë hetimt dhe të mos bëhet vegël e qeverisë

Reagimi i plotë

Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vertetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:

1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.

2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.

3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterash.

4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.

5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.

Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK.

Artikulli paraprakZhupa publikon dokumentat: Veliaj tender më 13 mars për betonizimin e Parkut tek Liqeni
Artikulli tjetërCovid-19/ Zuckerberg në ndihmë të medias, dhuron shumën marramendëse për gazetarët