EUROPA LEAGUE/ Dy gola në Lisbonë, Atalanta dhe Sporting bëjnë paqe

Sporting dhe Atalanta nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Europa League, në sfidën e mbajtur në Lisbonë. Në minutën e 17-të, një top magjik i Trincaos gjeti të papërgatitur mbrojtjen e skuadrës italiane, me të majtën “vrasëse” të Paulinhos që shkoi në cep të portës, aty ku ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri Musso.

Të besuarit e Gasperinit nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe kërkuan me ngulm golin e barazimit. Bergamsakët dërguan shifrat në 1-1 në fundin e pjesës së parë, atëherë kur Scammacca përfitoi në maksimum nga një gafë në prapavijën vendase.

Pjesa e dytë ishte mjaft e ekuilibruar, të dyja skuadrat frikësohëshin nga pësimi i golit të dytë. El-Bilal ndëshkoi Sporting-un në fundin e sfidës, por goli u anulua për pozicion të parregullt, vendim ky i cili u konfirmua edhe pas një kontrolli të shpejtë me anë të sistemit VAR. Fati i skuadrës që kualifikohet do të vendoset në takimin e kthimit, në javën që vjen!.

Artikulli paraprakUji i ngrohtë me limon përpara gjumit, ja rastet kur nuk duhet pirë
Artikulli tjetërVizita e Lajçak vlerësohet joproduktive, pesimizëm për zhbllokim të dialogut