Erdogan, gati për ndërhyrje ushtarake në Kurdistan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij po shqyrton të gjitha opsionet duke filluar nga ndërhyrja ushtarake deri te sanksionet ekonomike kundër rajonit kurd të Irakut.
Ai i bëri komentet pas një referendumi të kurdëve të Irakut, rezultatet zyrtare të të cilit priten sot.
Duke folur në Ankara, zoti Erdogan tha megjithatë se ai shpreson që udhëheqja kurde e Irakut të braktisë synimet e krijimit të një shteti të veçantë dhe se nuk do ta detyrojë Turqinë të ndërmarrë sanksione.
Ai shtoi se rajoni kurd irakian pa dalje në det nuk do të ishte në gjendje të mbijetonte pa mbështetjen e Turqisë.
Presidenti turk tha se asnjë vend tjetër përveç Izraelit nuk e mbështet referendumin e kurdëve të Irakut për pavarësi dhe shtoi se përpjekjet e kurdëve për të formuar një shtet të pavarur janë të destinuara të dështojnë.
Një votë “PO” në referendum nuk do të çonte në një deklaratë pavarësie, por zyrtarët kurdë shpresojnë se kjo do të shërbente si një hap i parë drejt negociatave për shkëputjen.

Artikulli paraprakSkandali në Elbasan! Armë të rënda në tunelin e tregut
Artikulli tjetërArrestohet në Maqedoni kryebashkiaku i Pustecit