U aktivizua 21 ndeshje në Serinë B, talenti shqiptar: Kam ëndërr ftesën nga Kombëtarja dhe ngjitjen në elitë

Talenti shqiptar, Kleis Bozhanaj zhvilloi një sezon mjaft të mirë në Serinë B italiane, ku u aktivizua 21 ndeshje dhe gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, me skuadrën që u rendit në vendin e 10-të në kampionat. 19-vjeçari ka folur së fundmi për “Paraladisport”, teksa zbuloi se është të marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare dhe të ngjitet me Modenën në Serinë A.

Mesfushori ofensiv është aktivizuar deri më tani me ekipet zinxhir të Kombëtares kuqezi, ku ka luajtur me Shqipërinë U16, U17, U18 dhe atë U19. Me ekipet e moshave ka zhvilluar 9 ndeshje, ku ka gjetur edhe 3 herë rrugën e rrjetës.

“Nuk ishte aspak e lehtë në fillim, duke qenë se isha jashtë për më shumë se dy muaj për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike. Moskryerja e plotë e përgatitjes fizike më penalizioi gjatë kampionatit, por në fund mund të them se ishte një vit me ulje-ngritje. Përfundoi mirë, por mund të bënim më mirë se aq, ama të mendojmë për gjërat pozitive dhe të ecim përpara duke parë për sezonin e ardhshëm.

Objektivi im kryesor është që të kryej një përgatitje fizike të plotë, më pas duhet të përmirësohem në aspekte të ndryshme për të qenë më i saktë. Ëndrra është ngjitja e Modenës në Serie A dhe ftesa nga Kombëtarja e Shqipërisë”, tha Kleis Bozhanaj.

Artikulli paraprakRastet e problemeve shëndetësore kur nuk duhet të hani spinaq, ja çfarë duhet të dini
Artikulli tjetërAnaliza e VOA: Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit