Erdhi 16 Marsi, DILNI!

Haris VONGLI

Nuk ka asnjë arsye përse qytetarët shqiptarë të mos ngrihen dhe protestojnë kundër çdo padrejtësie që u bëhet përditë. Erdhi 16 marsi, DILNI! Politika apo politikanët shqiptarë nuk janë punëdhënësit tanë, por jemi ne që duhet t’i mbajmë ata në punë, t’i emërojmë a delegojmë për të na përfaqësuar.
Sikurse duhet të jemi ne ata që, me të drejtë të plotë, ligjore, institucionale e morale, t’i pushojmë nga puna, me çdo kusht, nëse interesat tona jetësore cënohen gjithnjë e më SHUMË. Sot Parliamenti shqiptar është ilegjitim nga pikëpamja morale, konstitucionale dhe ligjore.
Çdo mandat i zëvendësuar nuk përmbush aspak vullnetin popullor të zgjedhësve dhe krijon për rrjedhojë një opozitë kartonash, një opozitë të dobët dhe kthen “de facto” Partinë shtet. Vlen t’ju rikujtoj këtu se Neni 64 i Kushtetutës e bën të qartë se Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë. Pra sot, Parlamenti ka rënë jo vetëm “de facto” por edhe “de juro”.
Për më tepër, në mungese të Gjykatës Kushtetuese, ky ilegjitimitet thellohet edhe më tej. Çdokush duhet të kuptojë se vendimet që merren atje, në “pash të vendit” nuk janë së pari legjitime, lënë mënjanë moralin apo integritetin individual të secilit parlamentar, i cilësdo forcë politike qoftë ai/ajo.

Ndër të tjera ndryshime duhet të bëhen edhe në Kodin Zgjedhor, si edhe në Kushtetutën e vendit, prandaj së fundmi, lideri i Opozitës, z. Lulzim Basha, ka pranuar se kjo është rruga mëse e domosdoshme që duhet ndjekur, çrrënjosja e sistemit ekzistues, dhe ky propozim i tij vlen të duartrokitet.
Protesta e datës 16 mars definon fazën e dytë kyçe të demokracisë në Shqipëri, kalimin nga sistemi politik hibrid, që ka qenë më së shumti produkt i marrëveshjeve partiake, se sa produkt i votës e votimit të lirë, të barabarte dhe të ndershëm. Prandaj, slogani rrënqethës “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” do të thotë që të duam t’i afrohemi asaj në vlera e parime; të ndihemi dhe të sillemi si qytetarë të lirë, si sovrani që ka në duar vetë fatet e tij, për të kaluar nga një pushtet absolut në një demokraci të vërtetë e të qëndrueshme.
Protesta e nesërme do të jetë padyshim e para në 30 vite demokraci, kur PD-ja dhe opozita e bashkuar i japin epërsi direkte interesit qytetar, duke u barazuar jo vetëm në status por në esencë për të ushtruar demokracinë direkte, sheshin, aty ku duhet të sundojë kryengritja krejtësisht legjitime dhe e lirë e popullit. Protesta uragan e datës 16 mars do të shënojë kulmin e një lëvizjeje për ndryshimin e rendit politik të kalbëzuar në vend, gjë që e kthen këtë protestë në elementin kryesor të qëndresës popullore e cila nga aspekti praktik mund të vazhdojë me qëndrimin në shesh, rrethimin e intitucioneve politike false, si qeveria dhe parlamenti, dhe duhet të përfundojë me kulmimin e arrestimit civil të qeveritarëve të cilët janë përgjegjës direkt për situatën kaotike në vend. #protesto #16mars #vendosti

Artikulli paraprakSkandal! Sigurimet shëndetësore në administratë u paguhen vetëm militantëve të PS
Artikulli tjetërFlet Vaclav Klaus, babai i euroskeptikëve: “Ja si do të dalin zgjedhjet europiane”