Epshi për pushtet

Aurel PLASARI

Artistët e teatrit mund të mos jenë mendimtarë, mund të mos jenë filozofë, por ata dinë Shekspirin, madje Shekspirin e Nolit tonë. Dhe kjo mjafton.
Njëra nga parullat e tyre shekspiriane, “Teatri është gracka…”, e ka thënë gjithçka. Dhe Shekspirit, miq, nuk i iket dot.
Kam qenë 20 e ca vjeç kur, në përmbledhjen e Veprave të Shekspirit, kam pas shkruar parathëniet për komeditë e tij “Komedia e keqkuptimeve”, “Ëndrra e një nate vere” etj. Tani, në tjetër moshë, ia kuptoj më mirë tragjeditë, duke e dalluar qartë se përse ai i tmerroi tiranët me teatrin brenda teatrit dhe me formulën denoncuese “The lust for poëer”. E kuptoj edhe se përse ish-diktatori, pikërisht në atë teatër që mbrohet sot, u ngrit nga kryelozha, në mesin e një tragjedie të Shekspirit, dhe iku. Mirëpo a i iket dot Shekspirit?
Me ndjesë për pamundësi pjesëmarrjeje aty, për qëndresën e artistëve – përshirë edhe time mbesë – from Shakespeare with love.
fb a.p.

37592570 2634508693441324 8011996181968191488 n

Artikulli paraprakVjedhja e Ramës, Zef Preçi: 510 milionë euro fitime ndahen nga 1 miliardë eurot e koncesioneve me rrugët
Artikulli tjetërPjetër Arbnori, një dukuri e veçantë, nga i burgosur në kryeparlamentar e tani statujë…