Epidemiologu kryesor suedez: Ende nuk kemi nevojë të vendosim maska

Ende nuk ka nevojë të mbani maska në Suedi, tha të enjten zyrtari kryesor shëndetësor, Anders Tegnell shkaku se numri i vdekjeve totale në këtë shtet nordik është 7000 persona.

Ai e bëri deklaratën një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi rekomandime për përdorimin më të gjerë të maskave, raporton reuters.

OBSH-ja njoftoi të mërkurën se njerëzit, përfshirë fëmijët mbi moshën 12 vjeçare, gjithmonë duhet të mbajnë maska në dyqane, vende pune dhe shkolla ku ventilimi i duhur nuk është i mundur, si dhe kur mysafirët arrijnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Maskat në fytyrë mund të jenë të nevojshme në disa situata. Këto situata nuk janë shfaqur ende në Suedi, duke pasur parasysh takimet me rajonet”, tha Tegnell, epidemiologu kryesor suedez.

“Të gjitha studimet e mëparshme sugjerojnë se është shumë më e rëndësishme të mbash një distancë sesa të veshësh një maskë”, tha mjeku.

Suedia konfirmoi 35 viktima të reja shkaku i COVID-19, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,007.

Shkalla e vdekjes për frymë në Suedi është disa herë më e lartë krahasuar me fqinjët e saj nordikë, por më e ulët se disa vende evropiane që kanë vendosur të mbyllen.

Artikulli paraprakGrida Duma publikon videon: Puna e vetme e Edi Ramës është loja me fatet dhe jetën e njerëzve
Artikulli tjetërKim: SPAK po jep rezultate…