Ende asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria dhe Policia e Shtetit për vrasjen e shoferit

Mbetet ende mister vrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë që mësohet se menjëherë pasi lajmi u bë publik pati një takim mes kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministrit Xhafaj.
Edhe pse ka kaluar dhe 5 orë nga ngjarja nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë dhe policisë së Shtetit.
Burimet bënë të ditur se, rreth orës 09:30 të mëngjesit është gjetur i varë me plumb në kokë në makinë, punonjësi i Gardës, Shkëlzen Qordja, që është shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.
Nuk dihen ende detaje rreth rrethanave dhe shkaqet e vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Ndonëse për momentin nuk jepen shumë detaje kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze.
Një sqarim për ngjarjen ka dhënë vetëm Garda e Republikës, po pa dhënë detaje lidhur me shkaqet e vdekjes së të riut Shkëlzen Qordhja.
Garda e Republikës – Njoftim për media
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.
Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Artikulli paraprakÇfarë u tha Qordja miqve të tij për Xhafën para se të vritej, dëshmia
Artikulli tjetërReagon Kryemadhi: Peshqit e mëdhenj kanë mbrojtjen e Ramës!