Reagon Kryemadhi: Peshqit e mëdhenj kanë mbrojtjen e Ramës!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me nota shumë kritike pas vendimit të BE për shtyrjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë. E porsa kthyer nga një vizitë në SHBA, Kryemadhi tha në një konferencë me gazetarët se “Negociatat ishin jetike për Shqipërinë por shtyrja në një afat të pacaktuar akoma, e bën shumë të vështirë këtë proçes.
Kryemadhi e quajti absurditet “festën” e Kryeministrit Rama.
Më tej ajo theksoi: “Konkluzionet ishin shumë të qarta. Ata folën me gjuhën e opozitës. Jemi treguar mjaft të kujdesshëm por gjuha jonë diplomatike tashmë ska më vlerë.
Shqipërinë nuk ju hapën negociatat pasi nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura.
BE po rivendos kushte të vjetra dhe disa të tjera të reja dhe shumë më të vështira.
Bëhet fjalë tashmë për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës, ngadalësia e procesit të vetting-ut etj.
Ngritja e SPAK dhe byrosë së hetimit janë kushte të rëndësishme, por mazhoranca po e vonon ngritjen e këtyre institucioneve pasi shumë zyrtarë të saj janë nën ndikimin e aferave korruptive.
Vetë ratifikimi i hapjes në negociatave nga parlamentet e 28 vendeve anëtare e vështirëson edhe më shumë këtë proces.
Ti mashtrosh shqiptarët është e padrejtë.
Ai ngeli në klasë dhe nuk ja doli dot që të gënjente dhe impresiononte ndërkombëtarët.
Në ethet e fundit të pushtetit të tij ai do mundohet që të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve.
Ndërkombëtarët kërkojnë peshqit e mëdhenj por ata dihet se kanë mbrojtjen e Edi Ramës.” – tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Artikulli paraprakEnde asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria dhe Policia e Shtetit për vrasjen e shoferit
Artikulli tjetërPD: Tre kulla mbi Teaterin, është koha që çdo shqiptar me dinjitet të protestojë