Ekzistojnë mbi 10 qendra/ Berisha plas ‘bombën’: Rama xhihadist, ja pse i bën vetëm në Tiranë testimet e Covid-19

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, ekzistojnë mbi 10 qendra që mund të bëjnë testime për koronavirusin në gjithë Shqipërinë, por është vendosur nga Rama, pohon ai që të bëhen vetëm në Tiranë për shkak se nuk do të tregojë shifrat e viktimave dhe infeksioneve.

Berisha bëri deklarata të forta në emisionin ‘Aktualitet’ të gazetarit Bejdo Malo në Fax News ku tha se Rama mund të ndiqet penalisht për gjuhën kriminale dhe xhihadiste që përdor dhe shtoi se me anë të saj nxori ligësinë e tij.

0“Ka disa arsye për të cilat Edi Rama meriton ndëshkimin më të rëndë. Së pari për indiferencën kriminale që tregoi ndaj të gjitha paralajmërimeve që kemi bërë. Më 26 shkurt tha se janë marrë të gjitha masat, ndërkohë që asnjë masë nuk kishte marrë. Identike për tërmetin me zonjën Xhaçka. Edi Rama mund të ndiqet penalisht për praktikën shëndetësore që është bërë. Si në asnjë vend tjetër, ai u shndërrua në fjalorin e tij terrorist dhe ndjellës paniku të papërmbajtur.

Gjuha e tij ngjiste me gjuhen e xhihadit, kjo përbën një akt të pashembullt dhe shumë të rëndë, terrorizoi dhe tmerroi shqiptarët, së pari për të nxjerrë ligësinë e shpirtit. Së dyti nuk kishte një mjet për të vepruar ndaj ju tregonte tmerr dhe ferr. Ky njeri tha para mediave se po të mos kishte marrë këto masa do të kishim 285 të vdekur, harroi dhe pas një jave tha se do të kishim 18 mijë të vdekur sipas ekspertit të tij dhe në variantin tjetër 2800 të vdekur, ndërkohë që vendet me vdekshmërinë më të lartë kanë 400 të vdekur për 1 million banorë.

Nuk ka pothuajse asnjë vend me vdekshmëri më të lartë se Shqipëria. Janë më shumë se 135 vende të botës me vdekshmëri më të ulët se Shqipëria. Kjo ka prekur eksluzivisht vendet më të zhvilluara të globit. Nëse Belgjika sot nuk është në krye me rreth 3000 të vdekur, India nuk ka as 1/5 e kësaj vdekshmërie. Këto krahasime të mbushura me mashtrime janë të një njeriu që ka humbur kontrollin e psiqikës së tij dhe e lejon të bëjë çdo llojë deklarate”, tha Berisha.

Artikulli paraprak3 fatkeqësitë natyrore që duan një përgjigje
Artikulli tjetërFasoneritë me Covid-19/ Dëshmia e punonjëses: Kishte gra me temperaturë, shkoja në punë se s’kisha ça të bëja