3 fatkeqësitë natyrore që duan një përgjigje

Klevis BALLIU

Fatkeqësitë natyrore janë të dhimbshme për kombin dhe shtetin.
Fatkeqësitë natyrore shkatërrojnë ekonominë dhe lëndojnë zemrat e qytetarëve deri në dhimbjen e humbjes e të afërmve të tyre.

Kombi shqiptar gjatë këtyre 7 viteve ka përjetuar 3 fatkeqësi të mëdha e që po u kushtojnë shumë jetës së qytetarëve dhe ekonomisë së tyre.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Tërmeti mori jetën e disa qytetarëve dhe dëmtoj rëndë ekonominë e vendit duke shkatërruar shtëpi e biznese në fshatra dhe qytete.

Edhe pandemia e Covid 19 po sjell pasoja të rënda. Disa qytetarë kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë prekur nga virusi e mijëra biznese kanë ulur qepenat duke sjellë kosto të rëndë në ekonominë e shqiptarëve.

Fatkeqësia e tretë ka më shumë kohë që po shkatërron vendin. Është virusi CoRama, i cili me PPP, vjedhje, korrupsion e krim ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve. Ka rritur taksat dhe çmimet e energjisë elektrike dhe atë të ujit, duke e bërë jetesën e shqiptarëve shumë të vështirë.

Për shkak të vendimeve të qeverisë së CoRama virus disa qytetarë kanë marrë edhe vendime ekstreme.

Këto janë 3 fatkeqësi që i kanë kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së tyre.

Ndaj sot më shumë se kurrë duhet të reagojë mbarë kombi kundër këtyre 3 fatkeqësive me çdo çmim dhe çdo mjet.

⛔️Fatkeqësia e parë do SOLIDARITET.

⛔️Fatkeqësia e dytë do DISTANCIM.

⛔️Fatkeqësia e tretë do BASHKIM KOMBËTAR për ta larguar një herë e mirë nga pushteti.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e mjekut: Karantina gabim fatal, ja 4 pasojat në trupin e njeriut
Artikulli tjetërEkzistojnë mbi 10 qendra/ Berisha plas ‘bombën’: Rama xhihadist, ja pse i bën vetëm në Tiranë testimet e Covid-19