Edi Rama ka vetëm një qëllim mafioz, izolimin e Shqipërisë nga Europa!

Nga Petrit VASILI

Lexoni deklaraten e Eurodeputeti Michael Gahler, kordinator per Politiken e Jashtme dhe Zgjerimin ne Parlamentin Evropian dhe do te kuptoni qe Europa e ka shume te qarte se cfare eshte Edi Rama dhe rilindja.

DEKLARATA E GAHLER:

“Kur bëhet fjalë për detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë para fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie Europiane, nuk duhet të frustrohen shumë dhe për shumë kohë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte:

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish-magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE-në për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.

Këto janë çështjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit”.

Artikulli paraprakMbyllen 308 biznese në Berat, 299 kalojnë në status pasiv
Artikulli tjetërShqipëria fiton – Vlora fiton!