Edhe Ukraina do të lëvizë pa viza

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, pritet që të nënshkruajnë një marrëveshje për të formalizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën.
Pas nënshkrimit në Strasburg, regjimi pa viza për ukrainasit pritet të hyjë në fuqi më 11 qershor.
Qytetarët ukrainas që kanë pasaporta biometrike, do të kenë mundësi që të udhëtojnë për në shtetet e BE-së pa viza.
Pasi anëtarët e BE-së miratuan liberalizimin e vizave më 11 maj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko tha se shteti i tij ka “finalizuar divorcin ndaj Perandorisë ruse”.

Artikulli paraprakArmatosja e kurdëve mes Trump e Erdogan
Artikulli tjetërKoreja e Jugut paralajmëron luftë