Eder: Humbje e shëmtuar, nuk mendonim për Juven

Braziliani Eder ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes së Interit në Izrael. “Në futbollin modern nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Krijuam shumë raste për të shënuar gol gjatë pjesës së parë, por nuk mundëm që të kalonim në avantazh. Pas golit të dytë, na ra morali dhe si për rrjedhojë nuk mundëm që të evitonim një humbje të shëmtuar. Na vjen keq, pasi ky rezultat nuk duhej pas asaj që bëmë në Peskara vetëm pak ditë më parë”, u shpreh Eder.
Çitadin Eder, lojtari më i mirë në fushë për Interin, u mundua që të shikonte anën pozitive të asaj që dha skuadra që ai përfaqëson. “Ne jemi profesionistë dhe nuk e kishim mendjen te ndeshja e së dielës. Ishim të fokusuar te rivali që kishim përballë dhe nuk mendonim për Juventusin”, tha Eder.
Ndërsa, nga ana tjetër, Ranokia pranoi se mbrojtja kishte bërë me të vërtetë shumë keq: “Reparti ku bëj pjesë edhe unë nuk u paraqit në nivelin e duhur. Nuk dua që të gjej alibi, prandaj them se nuk kemi justifikime. Kemi marrë rezultatin që nuk duhej”.
Në mbrëmje, Interi dhuroi zhgënjimin e radhës. Humbja 0-2 në shtëpi përballë modestëve nga izraeli të Hapoel Bir Shevës lë një shije mjaft të keqe për fansat zikaltër dhe trondit pretendimet e klubit për fitimin e trofeut. Zhgënjim edhe për Fiorentinën që barazoi 0-0 në Greqi ndaj PAOK-ut.
Italianët e Sasuolos vazhdojnë aventurën e shkëlqyer në debutimin e tyre europian teksa mundën bindshëm në shtëpi 3-0 spanjollët me eksperiencë në Europë të Atletik Bilbaos.

Artikulli paraprakLewa: Tani e çoj topin në rrjetë
Artikulli tjetërMungesa e Pjaniç