E lidhur me Vlahutin? Del dokumenti kush fitoi tenderin 15 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hodhi dyshime të Martën se një kompani kroate, duke shfrytëzuar lidhjet me një “zyrtare të lartë të huaj që kryente detyrën në Shqipëri” është shpallur fituese në tenderin 15 milionë euro për menaxhimin e faturave të kasave fiskale.
Basha nuk e përmendi emrin e zyrtares së lartë ndërkombëtare që mund të ketë ndikuar në këtë tender, por të gjitha indicjet që ai dha para gazetarëve të orientojnë tek një emër-Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri deri në Gusht 2018.
Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh procedurën e tenderimit për “Përmirësimin e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, e cila, e thënë me fjalë më të thjeshta, është kontrolli i kasave fiskale të biznesit.
“Boldnews.al” verifikoi këto të dhëna në Buletinin e Prokurimit Publik, nga ku rezultoi se, tenderi për këtë shërbim është realizuar ng Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në datë 29 Tetor 2018, AKSHI ka njoftuar se, në përfundim të procedurave tenderuese, fituese për kontrollin e kasave fiskale është shpallur bashkimi i operatorëve shqiptarë “Jehona”, “Datech”, me atë kroate, “NEOS d.o.o”.
Pikërisht, kompania kroate “NEOS” dyshohet se ka hyrë në tregun shqiptar nëpërmjet ish-ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. Lulzim Basha nuk dha detaje konkrete se ku e mbështet ai qëndrimin se “një zyrtare e lartë ndërkombëtare ka ndërhyrë për fitimin e këtij tenderi”. Por, gjithësesi, duket qartë se ai dhe Partia Demokratike posedojnë informacione më të thelluara se sa ajo që prezantuan para medias.
Kompania “Neos”, në bashkëpunim me dy shoqëritë shqiptare “Jehoha” dhe “Datech”, janë shpallur fitues me ofertën 14.8 milionë euro dhe kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 2 vitesh.
Lulzim Basha, duke bërë publik rezultatet e këtij tenderi, hodhi dyshimet se pas saj fshihet vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi. Sipas Bashës, “një kompani kroate ka marrë tender kundër ligjit. Firma ka mbështetje nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer në Tiranë. Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim”, deklaroi Basha.

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

Për: JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS d.o.o. VAT ID 77018181695

Proçedura e prokurimit:“E hapur, mbikufirin e lartëmonetar- elektronike”

Procedurëkjo e publikuarnëfaqenelektroniketë APP-së me numër reference: REF-81884-08-03-2018.

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Përmirësimi i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”.

Kohëzgjatja e kontratësoseafatikohorpërekzekutimin: përimplementimin 24 (njëzet e katër) muajngamomenti i lidhjessëkontratës, sidhe 24 (njëzet e katër) muajmirëmbajtje.

Kriteret e përzgjedhjessëfituesit:
çmimimë i ulëtX ofertaekonomikishtmë e favorshme

Njoftojmë se, kanë qënë pjesëmarrës në proçedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik
JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS
Me ofertë, 14.850.600,00 Euro (1.865.153.906,00 Lekë, kursi 1 Euro = 125,51 lekë)
Operatori Ekonomik
BNT ELECTRONICS, NIPT J61817047D
Me ofertë, 1.869.825.960,00 Lekë
Operatori Ekonomik
B360,NIPT J61817047D
Nuk ka dorëzuar ofertë
Është kualifikuar ofertuesi i mëposhtëm:

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik
JEHONA SOFTWARE, NIPT L42202028V
DATECH, NIPT J81702002U
NEOS d.o.o. VAT ID 77018181695
PërmbushKërkesat e DST
* * *
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 12.10.2018.

TITULLARI AUTORITETIT KONTRAKTOR

Mirlinda KARÇANAJ

“Boldnews.al”

Artikulli paraprakNoka-Ramës: Je shoku i përdhunuesve dhe trafikantëve të grave, kujdes me Kukësin!
Artikulli tjetërRama, ideatori dhe zbatuesi i planit për vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri