E kaluara e panjohur e yjeve të futbollit

Sot disa nga ata janë futbollistët më të mirë të momentit, ndërsa disa të tjerë kanë shkëlqyer me klasin e tyre vite më përpara. Po ju njohim tani me 20 futbollistë të famshëm, të cilët kanë patur një të kaluar në skuadra të ndryshme që një pjesë e madhe e fansave nuk i dinë. Ndoshta këto klube të mëdha janë penduar që i kanë larguar ose që nuk u kanë dhënë besim këtyre yjeve. Sot është një nga mesfushorët më të mirë, edhe pse Pep Guardiola e ka nxjerrë jashtë skuadre, por Yaya Toure më 2003-shin ka përjetuar një aventurë të shkurtër te Arsenali. U aktivizua në disa takime miqësore, por në fund nuk firmosi dot me Topçinjtë. Daniel Sturridge, tashmë udhëheq sulmin e Liverpoolit, por më 2006-tën ai mbante veshur fanellën e Manchester City-t. David Silva sot është një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, por askush nuk do të kishte menduar se më 2005-n, ylli i La Rojas ka qenë pjesë e modestëve të Eibarit.
Roberto Carlos ka qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, por klasin e tij e shijuan vetëm tifozët e Realit të Madridit, sepse Interi nuk besoi te braziliani duke e larguar në verën e vitit 1996. Frank Rajikard ka bërë historinë me Milanin si futbollist, por kush do ta mendonte se më 1998 ai do të luante për Real Zaragozan. Nga Rajikard te Ribery, francezi i Bayernit më 2005-n u aktivizua për pak kohë te Galatasaray në Turqi. Claud Makelele ka bërë historinë me përfaqësuesen franceze, por edhe me dy klube si Reali i Madridit e Chelsea, por ai është një tjetër lojtar që ka patur një të kaluar të çuditshme sepse më 1998-tën u transferua te Celta Vigo. Keylor Navas sot mbron portën e Realit të Madridit, por më 2011 ai luante për një ekip të dorës së dytë si Alabcete.
Ai është kapiteni i Interit dhe një nga sulmuesit e momentit në Serinë A italiane, por në fillimet e tij Mauro Icardi ka qenë pjesë e të rinjve të Barcelonës. U shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit, por kjo ndodhi sepse drejtuesit e Juventusit nuk besuan te një lojtar si Thierry Henry. Gabriel Heinze ka luajtur edhe me klube si Manchester United dhe Reali i Madridit, por më 1998-tën, ai ka qenë pjesë e Valladolid-it. Gennaro Gattuso ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të Milanit, por dikur ai ka mbajtur veshur fanellën e Glasgow Rangers në Skoci. Sot është një pikat e referimit në mbrojtjen e Atleticos së Madridit, por Filipe Luis për pak kohë ka qenë e pjesë e rivalëve të të njëjtit qytet, Realit të Madridit. Me Barcelonën ai po shkëlqen, por më 2009-tën Jordi Alba luante as më pak e as më shumë, por për skuadrën e Gimnastic.
Ai është një nga sulmuesit më të mirë që luan në Premier League, por ashtu si Keylor Navas edhe Diego Costa e ka patur një të shkuar te Albacete. Johan Cruyff edhe pse nuk është më do të mbetet një mit i botës së futbollit, por në karrierën e tij ai nuk ka mbajtur veshur vetëm fanellën me ngjyrat blaugrana të Barcelonës, por edhe atë Levantes. Më 2002-tin Nelson Cafu ishte ai që ngriti lart Kupën e Botës të fituar nga Brazili në Korenë e Jugut dhe Japoni, por më 1998-tën ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit luante për Real Zaragozan.
Mario Balotelli sot është lideri i Nice në kampionatin francez, por përpara 10 vitesh SuperMario u provua te Barcelona duke mos firmosur kurrë për katalanasit. Vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro dhe kushedi sa do të jenë penduar drejtuesit e Milanit që nuk besuan te Pierre Emerick Aubameyang, sepse sulmuesi aktual i Dortmundit ka patur një të kaluar te klubi kuqezi. Dhe në fund Alexis Sanchez. Kilani është një nga më të mirët e Arsenalit sot, por më 2008 ai luante për argjentinasit e River Plate.

Artikulli paraprakChelsea, Fabregas drejt largimit
Artikulli tjetërArgjentina rrezikon Botëronin e Rusisë