E ardhmja e fluturimeve/ Proces që zgjat 4 orë, dezinfektim, analiza gjaku dhe pasaporta imuniteti

Pasi aeroportet dhe kufijtë hapen përsëri dhe njerëzit të jenë në gjendje të fluturojnë lirshëm – është menduar një proces për aeroportet e të gjitha madhësive nëpër botë, një strategji e gatshme për të siguruar udhëtim të shëndetshëm ajror. Sa të gatshëm jeni për të ndryshuar zakonet tuaja të fluturimit?

Duke marrë parasysh disa prej ndryshimeve që po ndodhin tashmë në mënyrë që aeroportet të mund të rihapen të sigurt për rrugët tregtare, ekspertët po i referohen pandemisë koronavirus si “terrorizmi i ri”, duke shkaktuar krizën më të madhe që industria e linjave ajrore ka hasur ndonjëherë.

Le të fillojmë me të gjithë procesin e kontrollimit të fluturimeve, të cilat disa llogaritin se mund të zgjasë deri në katër orë dhe të përfshijë distancimin shoqëror, kanalizimet e pasagjerëve dhe bagazheve, hapësira më të gjera për linja të ndryshme.

Nëntë nga 10 ekspertë presin kthesa më të ngadalta midis fluturimeve për shkak të nevojës për pastrim të plotë të kabinave dhe ndjekjes së masave sanitare në aeroportet.

Në periudhën afat-shkurtër, megjithatë, pritet që numri i zvogëluar i pasagjerëve dhe linjat ajrore që udhëtojnë në një numër më të vogël destinacionesh mund të zvogëlojnë vonesat.

Çfarë mund të prisni
Ndër hapat në shqyrtim: nukd o të ketë më valixhe apo çanta në kabinë, nuk ka më sallë pritjeje dhe as stola ku të ulesh. Do të jenë të detyrueshme maska për fytyrën, doreza kirurgjikale, pasaporta imuniteti, analiza të shpejta të gjakut dhe dhe tunele dizinfektuese.

Teknologjitë dixhitale dhe automatizimi do të luajnë një rol kritik në të ardhmen e udhëtimit ajror. Nevoja për të zvogëluar “pikat e kontaktit” në aeroporte nënkupton përdorimin e detyrueshëm të “check-in” biometrik që lejon udhëtarët të hipin në aeroplanë vetëm duke përdorur fytyrën e tyre si pasaportë.

Një numër i linjave ajrore duke përfshirë British Airëays, Qantas dhe EasyJet tashmë janë duke përdorur këtë teknologji.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (ËTTC), “normaliteti i ri” në aeroportet kryesore, të tilla si Heathroë, JFK dhe Singapori Changi do të përfshijë vetëm përdorimin e check-in online dhe pagesa me kartë.

“Vetëm ata që konsiderohen “të sigurt për të fluturuar” do të lejohen të hyjnë në avion,” parashikon firma e strategjisë ajrore SimpliFlying, në një raport të fundit, ku identifikon më shumë se 70 zona të ndryshme në udhëtimin e pasagjerëve që “pritet të ndryshojnë ose të prezantohen nga e para, duke përfshirë dezinfektimni e çantave dhe bagazheve me tunele dezinfektimi apo rreze ultraviolet.

“The Telegraph” shpjegon se “mund të tingëllojë shumë futuriste, por tunelet ultraviolet për dezinfektim ka të ngjarë të bëhen të zakonshme në aeroportet e të gjithë botës.

Dhe pastaj vjen hipja në avion
Procesi i hipjes gjithashtu pritet të bëhet “pa prekje”, me opsione përfshirë njohjen e fytyrës, të përdorur tashmë në disa aeroporte amerikane për fluturime ndërkombëtare. Në avionë do të ketë vende të bllokuara, spërkatje elektrostatike, personel në veshje mbrojtëse dhe, natyrisht, maska. Transportuesit kryesorë evropianë si Air France dhe KLM tashmë i kanë bërë ato të detyrueshme dhe pritet që të gjitha linjat ajrore të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sa i përket ushqimit, tendenca është të ndalohet plotësisht në fluturime me distanca të shkurtra, ndërsa linjat ajrore mendojnë të shpërndajnë vetëm pije freskuese për fluturime me distanca të gjata. Hong Kong Airlines ka vendosur ta ndalojë plotëisht ushqimin.

Në mbërritje
Në pikën e mbërritjes, parashikimet e SimpliFlying, pasagjerët ndërkombëtarë do të duhet t’u tregojnë agjentëve të kontrollit kufitar një lloj dokumenti / pasaporte imuniteti, i mbrojtur gjithashtu nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA. Pasi të jetë gjetur një vaksinë, mund të duhet të paraqesësh një provë të vaksinimit.

“Mbërritja e pasagjerëve gjithashtu do t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër të temperaturës në destinacionin e tyre përfundimtar dhe potencialisht madje edhe teste gjaku për COVID-19,” parashikon Conde Nast. Disa aeroporte si Hong Kongu dhe Vjena po testojnë pasagjerët për koronavirusin me një test gjaku përpara se të lejohen të hyjnë në vend. Sidoqoftë, ato lloj testesh mund të jenë jetëshkurtër.

Artikulli paraprakSkandali, dokumenti i grabitjes së tokës së pronarëve nga qeveria për t’ia dhënë Bolinos për pallat
Artikulli tjetërProtesta e fasonëve, Partia Demokratike Vlorë denoncon indiferencën dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë