Dy të prekur me Covid-19 vijnë me urgjencë nga Kruja tek Infektivi

Shqipëria deri tani regjistron 28 viktima nga koronavirusi, ndërsa situata më problematike paraqitet tek Spitali Infektiv në Tiranë.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “News 24” se janë tre raste urgjente me Covid-19, në 24 orët e fundit.

Skëndaj pohoi se dje mjekët e kanë lënë sërish Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij. Më pas ai do të kalojë në pavion, bashkë me 4 pacientë të tjerë.

Në dy spitalet për koronavirusin, dy raste janë të rënda me intubim. Dy urgjenca me koronavirus kanë ardhur nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se përvec tamponit, do të niste një testim i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve në spitale.

Gazetari shprehet se analizat e tyre deri tani janë matur, por nuk ka dalë asgjë për ta. Kanë kaluar diku tek 7 ditë dhe nuk dimë asgjë. MSH ka thënë se janë afërsisht 50 mjekë e infermierë të infektuar.

Artikulli paraprak83% e bizneseve prodhuese nuk kanë likuiditet për pagat e punonjësve, e shumta edhe 2 muaj…
Artikulli tjetërShpërthejnë protestat e emigrantëve në hotele: Na futën këtu si derra dhe…