Dy lajme për të kuptuar si i kanë ulur pantallonat

Bledi KASMI

Lajmi i mëngjesit ishte se simboli i korrupsionit me koncesionet në shëndetësi, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja propozoit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese të një Parlamenti pa opozitë se duhet një moratorium për të bllokuar për 2 vjet e gjysmë koncesionet.
Propozimi erdhi pikërisht nga njeriu që ka firmosur disa qindramilionë euro para të takspageusve të kalojnë në duart e dy apo tre oligarkëve të Ramës. “E kemi tepruar”, tha Beqja. Po si shpjegohet që Beqja dhe PS këtë nuk e kishte kuptuar deri 10 ditë më parë, apo një muaj më parë kur opozita nuk linte seancë Parlamenti pa i denoncuar këto koncesione, por e kuptuan vetëm pasi opozita dogji mandatet e deputetëve dhe vetëm pasi qindramijëra shqiptarë të bashkuar ju bashkuan opozitës në protestën më të madhe të zhvilluar në këto 28 vite më parë në përpara Kryeministrisë dhe katër ditë më pas para Parlamentit ?
Lajmi i mbrëmjes erdhi nga selia e PD, ku Basha paralajmëroi se po bëhen gati që të arrestojnë Vangjush Dakon. Nëse kjo do të provohet në orët dhe ditët e ardhshme pyetja që shtrohet është, po Vangjushin e kishin aty edhe para 16 Shkurtit edhe para 21 Shkurtit? Dosja e tij me numrin e famshëm 339 ishte aty dhe prej muajsh opozita, pastaj mediat, pastaj dhe kazani i fundit, Zëri i Amerikës e zbardhën të plotë përgjimet e kësja dosje dhe askush nuk u thirr për t’u hetuar.

U bënë publike të gjitha bisedat e bandës së Avdylajve me Dakon për blerjen e votave dhe askush nuk u arrestua. Pastaj Dako doli para mediave duke thënë se ishte akullore dhe askush nuk reagoi nga ata që i mbajën frerët Prokurorisë në qeveri. Dolën edhe fotot e gostisë me bandën e trafikut të drogës dhe prap, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Xhuxhi ishte po ky xhuxh që është edhe tani vetëm se para 16 dhe 21 Shkurtit u dukej njerëzve si gjigand. Janë pikërisht këto dy data që kanë nisur të bëjnë përmbysjen e madhe. Janë këto protesta popullore që e kanë bërë pushtetin dhe kryepushtin të ulë pantallonat dhe të dorëzojë simbolet e qeverisjes së tij, që janë Dakot e grabitjes së vullnetin të votës së lirë të qytetarëve dhe koncesionet.
Forca e protestës është sot i vetmi pushtet legjitim në këtë vend. Protesta rrëzon koncesionet përmes të cilave kjo bandë në qeveri ndan mes tyre 2.5 miliardë euro dhe po këto protesta kanë nisur të ushtrojnë pushtetin e vullnetit popullor duke çuar para drejtësisë ata që kanë rrëzuar votën e lirë.

Artikulli paraprakSulmi i Ramës ndaj kryetarit të Bashkisë së Përmetit, reagon kryebashkiaku
Artikulli tjetërFaqja e pare