Durrës, trafikantët hedhin drogën në det

Një sasi droge u gjet në det ditën e djeshme nga Policia Kufitare e Durrësit dhe Guardia di Finanza. Në njoftim thuhet se janë 64.5 kg kanabis sativa. Droga është gjetur përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit.
Sipas policisw, grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lidhur me këtë sasi droge materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakRepublika e re ndez motorët e fitores të shtunën, 27 maj
Artikulli tjetërRama në rrebeshin e kritikave të Trump