Drama e pagave të pedagogëve, produkt i ligjit klientelist

Arsimi i Lartë është në koma dhe, siç paralajmëroi PD, pa zhbërjen e këtij ligji klientilist të Ramës, problemet për pedagogët dhe universitetet do të thellohen. Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi rëndësinë e hartimit të një ligji të ri për arsimin të hartuar me bashkëpunimin e botës akademike.
Basha theksoi se, situata skandaloze që është sot ku pedagogët kanë muaj që nuk marrin pagat e tyre është rezultat i ligjit klientelist të miratuar nga Rama dhe klientët e tij. Basha tha se, duke mbrojtur klientët e tyre, nuk kanë prodhuar aktet nënligjore, përgjegjësia është e Edi Ramës.
“Këto janë qëndrime, të cilat ne i mbajmë në vazhdimësi për ngjarje të ngjashme, siç është drama e pedagogëve që është nënprodukt i Ligjit klientelist për Arsimin e Lartë. Ne kemi paralajmëruar se ky ligj do ta çonte arsimin në kolaps dhe në kolaps është.
Në kolaps është karta e studentit, në kolaps janë kreditë për studentët, në kolaps është kërkimi shkencor. Arsimi i Lartë është i varrosur në këtë moment nga Edi Rama dhe ligji i tij klientelist për Arsimin e Lartë.

Nuk janë vetëm makutë, janë edhe kampionë të paaftësisë. Se edhe për këtë ligj, duke e mbrojtur me pathos, natyrisht duke mbrojtur klientët e tyre, nuk kanë prodhuar aktet nënligjore, përgjegjësia është e Edi Ramës dhe e të paaftës që ka si ministre Arsimi, që e ka pranuar këtë përgjegjësi sot, duke thënë që tani me shpejtësi do të bëj aktet nënligjore”, tha Basha.
Basha deklaroi rëndësinë e anulimit të Ligjit “Për arsimin” të miratuar nga Rama dhe votat e tij, ndërsa vuri në dukje se pa zhbërë këtë ligj klientelist, problemet do të vazhdojnë të thellohen, Arsimi i Lartë është në koma dhe arsyeja është Ligji klientelist i Edi Ramës.
“Duke ritheksuar atë që Kryetarja e Komisionit, shpalosi që të enjten e kaluar e në vazhdimësi, dua të siguroj botën akademike, se për ne prioritet mbetet, jo thjeshtë arnimi apo ndalja e përkohshme e hemoragjisë, por zhbërja e Ligjit të Arsimit të Lartë, miratimi i një Ligji me konsultim vendimmarrës me të gjithë botën akademike, duke përfshirë trupën e pedagogëve, të kërkuesve shkencorë dhe studentëve dhe prindërve, një ligj, i cili i përgjigjet përgjegjësive kushtetuese të shtetit për të mbështetur financiarisht institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe që respekton standardin europian, autonominë e plotë të universiteteve.

Pa zhbërë këtë ligj klientelist, problemet do të vazhdojnë të thellohen, Arsimi i Lartë është në koma dhe arsyeja është Ligji klientelist i Edi Ramës.
Zhbërja e këtij ligji dhe një ligj i ri i hartuar së bashku me botën akademike është jo thjeshtë alternativa, por vendosmëria e opozitës, vendosmëria e Partisë Demokratike dhe vizioni ynë për të nesërmen e arsimit të lartë në Shqipëri” u shpreh Basha.

Artikulli paraprakParalajmërimi për Ramën: Tërhiqu! Projekti për Teatrin është sovjetik
Artikulli tjetërMarrëveshja me Greqinë, Rama i përfshirë në një skenar kriminal