“Dosja Tahiri”, provat e prokurorëve dhe çfarë do të hetohet këto tre muaj

Prokuroria ka vendosur të zgjasë me tre muaj të tjerë hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. tahiri habilaj
Në letrën e firmosur nga katër prokurorët e çështjes, thuhet se është e nevojshme zgjasja e hetimeve për të realizuar dhe disa veprime hetimore.
Në këtë pikë, prokurorët përmendin administrimin e përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Itali, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letërporosi të administruar nga Mali i Zi si dhe kryerja e verifikimeve pasurore.
Në letrën e tyre, prokurorët thonë se dyshohet se Saimir Tahiri, në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të Habilajve dhe dyshohet gjithashtu se një pjesë e përfitimeve monetare shkonin tek ai.
“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri.

Personi në hetim, Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë duke përfituar nga lidhjet fisnore me ish Ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve të dhëna atij, kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike dhe transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime konkrete dyshohet të jetë përfshirë ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku dyshohet që një pjesë e përfitimeve monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm, shtetasi në hetim Saimir Tahiri.
Meqenëse afati hetimor mbaron në datën 17.10.2018 është e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3(tre) muaj për të realizuar dhe disa veprime hetimore të tjera hetimore si:
Administrimi i përgjigjes së një kërkese për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Italisë, kryerja e disa verifikimeve të tjera mbi një letërporosi të administruar nga Republika e Malit të Zi dhe kryerja e verifikimeve pasurore”, thuhet në letrën ku prokurorët kërkojnë zgjatjen e hetimeve deri në datën 17 janar 2019.

moisihabilaj

Artikulli paraprakRamos i “shkel syrin” Harry Kane
Artikulli tjetër“Barcelona pa Messin do të ishte e dhjeta në Spanjë”