Dosja 184/ Deklarata e fortë: Pse nuk thirren në prokurori Manja, Qefalia, Gjylameti?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka debatuar në studion e “360 gradë” me gazetarin Erl Murati në lidhje me dosjen 184. Ajo tha se eksponentë të PS nuk thirren në Prokurori.

Kryemadhi: Tre herë është ndërruar prokurori i çështjes 184. Pse ndërrohet prokurori i 184, pse nuk hapet? Pse nuk thirret Ulsi Manja, pse nuk thirret Xhemal Qefalia, pse nuk thirret Blerina Gjylameti, pse nuk thirret Damian Gjiknuri? Janë të regjistruar, janë në biseda telefonike. Këta kanë imunitet dhe ti nuk vazhdon çështjen për ata. Po të tjerët që nuk janë pjesë e imunitetit, eksponentë, ish drejtori i tatimeve të Dibrës, kryepleqtë e Dibrës.

Kryemadhi deklaroi se policët që ruajnë rendin në protesta nuk u jepet ujë, por gjithashtu nuk lejohet të marrin ujë edhe nga qytetarët, sepse në të kundërt hiqen nga puna.

Kryemadhi: Këtu ka rënë shteti dhe ne na duket normale. Sigurisht që na duket normale se kur shkon ai trafikanti i drogës dhe i thotë mbylle gojën dhe na një milion lekë, normal që nuk i intereson se çfarë ndodh. Kur shkon polici që e le furgonin të kalojë për të vjedhur 10 milion euro në Rinas, me 300 mijë lekë që merr ai të vjetëra dhe ndërkohë kur vjen në protestë i shkon djersa çyrg dhe nuk i japin një shishe ujë. Kanë frikë të marrin dhe ujin nga ne se nuk i lenë, se i heqin nga puna. Normal që do ti leri grabitesit se ai thotë ky edhe më vret, edhe mi lë fëmijët rrugëve. 

Po a kishte gjë më të dhimbshme sesa gruaj që mbronte shtëpinë e vet tek Petro Nini ishte pardje tek bregu i lumit. Ishte police. Ajo që qau ajo që u shtri barkas, ao që u përpals…

Beti Njuma: Nuk ishte e dhimbshme, për mua ishte e pamoralshme. 

Kryemadhi: Është e dhimbshme sepse është buka e saj. 

Beti Njuma: Për mua është e pamoralshme. 

Kryemadhi: Është buka e fëmijës.

Më tej Kryemadhi tregoi rastin e një familje që ishte kërcënuar vetëm pse Kryemadhi i kishte shkuar në shtëpi.

Monika Kryemadhi: Një njeri që ka fëmijë me 300 mijë lekë rrogë dhe nëse e humb atë rrogë me çfarë do ta ushqejë. Do ju them një rast dje. Kam shkuar në një vizitë që ka ardhur nga Elbasani me qera për shkak të vajzës së saj që e ka studente në juridik. Kanë humbur shtëpinë pronat, dhe kanë marrë një ambjent me qera në një ambjent të palegalizuar. Kam shkuar sepse kanë qenë suportuesit e mi në Elbasan. E morën në telefon dhe doli të marsha të keqen e sigurimit të shtetit, sepse ai e bënte në 2 të natës dhe nuk e merrte vesh njëri. Mu dhimbs familja, mu dhimbs vetja ime, por më shumë mu dhimbs ajo gra që e ksihin kërcënuar. Çdo Monika Kryemadhi në shtëpinë tënde dhe ne të dy kaet nuk do ti legalizojmë. Deri këtu ka ardhur. 

monika

Artikulli paraprakVisar Zhiti: Nuk mund të bëjmë demokraci me ata që bënë diktaturën!
Artikulli tjetërBasha: Përballje me të gjitha format dhe mënyrat, largim i Ramës, qeveri tranzitore