Do mblidhen si minjtë fshehtas në një Parlament ilegjitim, turpi i një frikacaku në ikje

Në një akt të papreçedent, Ruçi ka shpallur në mënyrë të befasishme se mbledhja e Parlamentit e parashikuar për t’u zhvilluar të enjten do të zhvillohet në orët e pasdites të së martës. Eshtë një akt i papreçedent që dëshmon frikën dhe panikun që ka kapur Ramën nga protesta që opozita kishte parlajmëruar për të enjten në të njëjtën ditë kur parashikohej të mblidhej edhe Parlamenti.
Mbledhje fshehtas të parlamentit nuk kanë ndodhur as në kohën e rebelimit të armatosur të bandave të vitit 1997. Deputetët pritet të futen si minjtë në një Parlament ilegjitim që do të rrethohet nga protestuesit. Ky ëhstë një turp I padëgjuar që mund të ndodhë vetëm me një shumicë qesharake të një frikacaku si Edvin Kristaq Rama. Ai po munohet ti shpëtojë përballjes me qytetarët e revoltuar, por kjo nuk do të mund të zgjasë shumë.
Opozita ka paralajmëruar se edhe pse Parlamenti ka ndryshuar axhendën qytetarët do të jenë aty për të protestuar. Ndërkohë raportohet se Rama do ja mbathë për në Lushnje ku ka planifikuar një tjetër antimiting me punonjës të administratës që janë detyruar të shkojnë në atë takim.
Ndërkohë policia ka nisur të marrë masa të forta për të mbrojtur deputetët e ramës që do të shkojnë në takimin illegal të Parlamentit. Opozita nuk e njeh legjitimitetin e Parlamentit pas zyrtarizimit përmes dosjeve hetimore të përgjimeve të blerjes së votave në katër qarqe.

Artikulli paraprakTrump shprehet optimist për takimin me Kim Jong Un
Artikulli tjetërPaloka për protestën sot: Qytetarët do ti ndjekin sa herë të mblidhen dhe sa herë të fshihen