Dilema “mish apo peshk” për sigurinë ushqimore

Çmimet në tregje po reflektojnë edhe preferencat e konsumatorëve. Rritja e çmimeve në vendin tonë është dominuar historikisht nga ushqimet, tendencë që është thelluar edhe më tej këtë vit. Por brenda grupeve ka preferenca. Shihet se vitin e fundit, çmimi i mishit ka vijuar të jetë më së shumti në një trajektore rënëse, teksa çmimi i peshkut ka ardhur në rritje. Në muajin prill, çmimi i mishit pësoi rënie vjetore me 0.7%, teksa mishi i peshkut u rrit me 4.5%. Burimet nga tregu pohojnë se tendenca për të konsumuar peshk lidhet me kujdesin e shtuar për t’u ushqyer shëndetshëm. Por në këtë aspekt, sjellja e konsumatorëve është ndikuar edhe nga mungesa e sigurisë ushqimore në mishin e gjedhit. Vitin e kaluar sëmundja e brucelozës përfshiu të gjithë territorin e vendit, duke krijuar ngordhje masive në sektorin e gjedhit. Pak muaj më vonë, një skandal për mishin e kalbur brazilian që mund të ishte shitur edhe në Europë dhe në vendin tonë i frenoi ndjeshëm konsumatorët shqiptarë, të cilët rritën konsumin e të imtave dhe të peshkut. Thertoret në kryeqytet vitin e fundit e kanë shitur të paktën me 150 lekë më shtrenjtë një kilogram të mishit të qengjave dhe kecave, në raport me gjethin, duke e sjellë çmimin në raporte të kundërta në krahasim me dy vite më parë. Tregtarët e peshkut pohojnë se gjithnjë e më shumë konsumatorët po shndërrojnë në traditë konsumin e peshkut të paktën një herë në javë dhe reduktimin e mishit të bagëtive po një herë në javë. Por konsumi i mishit në vend ndër vite po vjen në rritje, kjo për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve në sidomos në Alpe.

Artikulli paraprakProçesionaria po i shkatërron përfundimisht pyjet e Elbasanit
Artikulli tjetërShqipëria, në mesin e vendeve me shpenzimet më të larta për policinë