Digjet makina e drejtorit të Policisë së Burgut Rrogozhinë

Makina e shefit të Policisë së Burgut të Rrogozhinës, Besnik Kaptelli është djegur gjatë natës së djeshme. Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se, makina është djegur pothuajse plotësisht. Dyshimet e para të policisë janë për një zjarrvënie të qëllimshme.
“Makina tip “Volkswagen Golf” në pronësi të Besnik Kaptellit është përfshirë nga flakët rreth mesnatës në lagjen “S.Libohova””, thuhet në njoftim, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorët e mundshëm. Shefi i Policisë së Burgut të Rrogozhinë ka mbajtur poste drejtuese në disa institucione të shlyerjes së dënimit.

Artikulli paraprakMaskat terror në Tiranë, dy grabitje në 24 orë
Artikulli tjetër3 aksidente në 30 minuta, policia qëllon në ajër